Lajmet e fundit
Karakteristikat e tij fizike dhe loja e ashpër e lojtarit pëlqehen shumë në ishull.

Mbrojtësi karakteristik i Real Madrid, portugezi Pepe, mund të largohet nga Spanja këtë verë.
Pas Pepe-s janë vënë ekipe të shumta, sidomos nga Premier Liga.
Dy top-klubet angleze, Manchester City e Chelsea thuhet se janë të gatshëm të paguajnë çfarëdo shume për ta sjellë Kepler Laveran Lima Ferreiran, i njohur si Pepe, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.
Qendërmbrojtësi shihet si lojtar i duhur për stilin e lojës që aplikohet në ishull.