Lajmet e fundit
Shkarkimi i Ancelottit ka shkaktuar pakënaqësi tek lojtarët. I fundit që komentoi është Pepe, i cili konfirmoi pikëllimin në skuadër pas largimit të italianit.

Pepe ka pranuar se largimi i Carlo Ancelottit e ka lënë të pikëlluar skuadrën pasi ai ishte trajner shumë i mirë.
“Ai bashkoi të gjithë tek Real Madrid. Ai menaxhonte mirë dhomat e zhveshjes dhe ne ishin të lumtur me të. Çdo ditë me të ishte e vlefshme”.
Portugezi foli edhe për të përfolurin për zëvendësues të Don Carlos, Rafa Benitez.
“Ai është trajner shumë i mirë. Por, ai nuk është ende në Madrid, është trajner i Napolit”.
“Benitez ka bërë punë të madhe kudo që ka qenë”.