Lajmet e fundit

Mbrojtësi portugez, Pepe ka konfirmuar largimin nga Real Madrid por që ka këmbëngulur se ende nuk ka arrit marrëveshje me Paris Saint-Germain.
Ai ka bërë me dije se interesim për të kanë shprehur edhe skuadra nga Premier League, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.
34 vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe se ka dashur edhe një kontratë dy vjeçare me madrilenët.
Por që pasi Los Blancos i kanë ofruar një kontratë të re një vjeçare, ai ka vendosur të largohet nga klubi me të cilin u bashkua nga Porto më 2007.
“Është e qartë se unë nuk do të vazhdojë me Real Madrid”, ka treguar ai për Cope.
“Një fazë ka përfunduar dhe që nga tash do të fillojë një tjetër”, ka shtuar ai.