Lajmet e fundit
Pas dështimit në të gjitha garat në sezonin që shkoi, Pepe mendon se mbretërit me punë e përkushtim do tu kthehen trofeve në atë që po vjen.

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Pepe, është shprehur i bindur se skuadra mbretërore do tu kthehet trofeve.
Ai mendon se skuadra ka të gjitha atributet e nevojshme për të shënuar suksese sezonin që po vjen.
“Unë mezi po pres të bashkohem me të tjerët në parasezonë. Dua të kthehem në Madrid sa më parë, për tu takuar me Benitezin dhe për të nisur punën”.
“Jam i motivuar dhe i bindur se do të kemi një sezon spektakolar. Po punuam së bashku sukseset nuk do të mungojnë”.
Sezonin që lam pas Real Madrid nuk fitoi asnjë trofe, gjë që çoi në ndërrim të trajnerit dhe stafit teknik.