Lajmet e fundit

Trajneri i Bayern Munich, Pep Guariola ka thënë se skuadra e Wolfsburg është një pretendent për ta sfiduar skuadrën e tij që prej vitesh ka dominuar në futbollin gjerman.
Këto komente ai i ka bërë pasi këtë të martë do të ballafaqohen Bayern Munich dhe Wolfsburg, në ndeshjen për xhiron e gjashtë.
“Wolfsburg ka investuar shumë. Njerëzit donin një ekip që do ta sfidonte Bayernin”, ka thënë Guardiola.
Wolfsburg sezonin e kaluar kishte përfunduar në pozitën e dytë në kampionatin gjerman, prapa Bayern Munich, ndërsa sipas asaj që ka thënë spanjolli ata sivjet do të jenë edhe më të fortë.
Guardiola ka paralajmëruar se për ndeshjen kundër tyrë që zhvillohet në Allianz Arena, sulmuesi Robert Lewandowsi do të jetë i gatshëm, transmeton Klan Kosova.