Lajmet e fundit

David Silva do ta përfundojë stinorin e tij të fundit te Manchester City dhe trajneri i këtij klubi, Pep Guardiola, shpreson që atij t’i jepet lamtumira e duhur.
Silva ka dhjetë vjet që luan te Qytetarët, duke arritur që mes shumë titujve ta fitojë tre herë Premier Ligën.
“Po, David-i do të qëndrojë deri në fund të sezonit”, ka thënë Guardiola për reporterët para ndeshjes së City-t me Arsenalin të mërkurën.
“Ai do t’i përfundojë ndeshjet e fundit pa tifozë, por shpresojmë që ai dhe klubi ta organizojnë një lamtumirë të duhur para njerëzve”.