Lajmet e fundit
Strategu spanjoll është në luftë me ish skuadrën e tij për të siguruar shërbimet e asit të Borussia Dortmund

Pep Guardiola ka sfiduar Barcelonën për një nga talentet më të kërkuar në Europë.
Citizens janë të interesuar për talentin e ri te Borussia Dortmund, Julian Weigl.
Klubi katalanas prej kohësh interesohet për lojtarin që vetëm pak kohë më parë rinovoi kontratën deri në vitin 2021.
The Sun shkruan se edhe Guardiola dëshiron ta ketë 21-vjeçarin në skuadër, duke qenë se cilësitë e tij pëlqehen nga trajneri katalanas.
Barcelona nuk do ta ketë aspak të lehtë për mesfushorin gjerman, pasi dihet që për një klub si City paratë nuk janë asnjëherë problem.