Lajmet e fundit
Pep Guardiola e ka fituar edhe një përballje ndaj rivalit të madh, Jose Mourinho, pasi Citizens me një gol epërsi kanë arritur t'i mposhtin Djajtë, në xhiron e katërt të Premierligës.

Manchester City ka fituar derbin e qytetit ndaj Manchester United me rezultat 2:1.
Citizens kaluan në epërsi me një gol të Kevin De Bruyne në minutën e 15-të të takimit, pas një topi të gjatë të marrë, njofton Klan Kosova.
Epërsinë për skuadrën nga Etihad Stadium e dyfishoi Kelechi Iheanacho në minutën e 36-të të ndeshjes, për ta vënë në pozitë të vështirë skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho.
Djajtë në lojë u kthyen pas një gabimi të gardianit kundërshtar, Claudio Bravo, të cilin në mënyrën më të mirë e shfrytëzoi Zlatan Ibrahimoviq.
Deri në fund të ndeshjes të dy skuadrat patën rastet e tyre, por pa arritur që të tundin rrjetën.
Është kjo një tjetër fitore e Josep Guardiola përballë Jose Mourinho, edhe pse të dy trajnerët para ndeshjes janë munduar që të mos e shohin përballjen si të tillë.