Lajmet e fundit
Menaxheri i Manchester City është ikonë në Camp Nou, por babai i tij ka thënë se koha e tij me gjigantin spanjoll ka marrë fund përgjithmonë

Babai i Pep Guardiola ka thënë se nuk e sheh të birin të kthehet tek Barcelona, duke eliminuar edhe mundësinë që ai të jetë pjesë e hierarkisë së skuadrës.
Guardiola arriti sukses të jashtëzakonshëm në Camp Nou, duke fituar titujt edhe si lotjar edhe si trajner, në një dekadë punë me gjigantin spanjoll.
Por Valenti, babai i tij, ka thënë se fansat nuk duhet të presin ta shohin atë pjesë të skuadrës.
“Nuk e shoh atë as si president, as përsëri si trajner. Koha e tij me Barcelonën ka marrë fund”.
“Është e sigurt që ai nuk do të jetë më kurrë trajner i Barcelonës”.