Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se ka synim që çështja rreth kontratës së Raheem Sterling të zgjidhet.
Anglezi ka dështuar që të arrijë marrëveshje të re me klubin në fillim të verës dhe tash ka vetëm edhe dy vjet në kontratë me The Citizens, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.
23 vjecari shënoi golin e parë në ndeshjen e parë të sezonit në fitoren kundër Arsenal prej 2:0.
“Unë provoj që t’i japë shpirt ekipit në zhveshtore për të fituar ndeshje”.
“Jam i lumtur për të dhe do të doja që Raheem të qëndronte. Do të bëjmë përpjekje që ta bëjmë të ndjehet mirë dhe llogarisim në të dhe do të llogarisim”, ka thënë Pep.
“Ia kam thënë edhe atij se dua që të qëndrojë. Agjentët ende s’kanë bërë marrëveshje por ata e dinë se ne duam që të qëndrojë”, ka thënë ai duke kërkuar që kësaj çështjeje t’i jepet një epilog.