Mes spekulimeve të shumta mbi të ardhmen e tij në Manchester City, Pep Guardiola e ka bërë të qartë për momentin, ai nuk po largohet!
Në një deklaratë të fundit, trajneri i City-t siguroi tifozët se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli në një afat të shkurtër.
Megjithatë, ai pranoi se kur të vijë momenti për t'u larguar—qoftë pas një, dy, apo edhe gjashtë vjetësh—do të marrë një pushim të merituar.
Po them që kur të përfundoj kohën time këtu, nuk e di në një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë vjet… Do të marr një pushim! Nuk do të dal në pension, por do të marr një pushim, me siguri”, ka thënë Guardiola.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.