John Legend njihet si një ndër meshkujt e suksesshëm por tani atij i është shtuar edhe një titull i rëndësishëm.
Kjo pasi revista e njohur ''People'', e ka shpallur këngëtarin John Legend, mashkullin më seksi për vitin 2019-të, transmeton Klan Kosova.
Siç bënë të ditur ''People'', këngëtari i hitit ''All of me'', do të mbajë tashmë titullin e dhënë vitin e kaluar për aktorin Idris Elba.
Ky vendim i revistës së njohur e gëzoi veçanërisht bashkëshorten e tij modele, Chrissy Teigen, e cila ka publikuar foton e bashkëshortit dhe shkroi një dedikim.
https://www.instagram.com/p/B4yduCuJIhI/?utm_source=ig_embed
''Ke bërë një rrugë të gjatë zemër'', është shprehur ajo.
Lidhur me këtë reagoi edhe vetë këngëtari.
https://twitter.com/johnlegend/status/1194442120225902593?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1194442120225902593&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button
Përmes një krahasimi që bën me aktorin që i mori titullin, ai publikoi një foto të vjetër të vetes dhe duke pranuar titullin e dhënë nga revista.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.