Lajmet e fundit

Futbollisti i famshëm i Trepçës, Shpëtim Idrizi, do të varë këpucët e tij. Ai po i thotë lamtumirë fushës së gjelbër si futbollist.
Kjo do të thotë që edhe shiritin e kapitenit, që e barti gjatë kohë, do t'ia japë dikujt tjetër.
Pensionimi është diçka që Idrizi, i njohur si ikona e këtij klubi, në periudhën e pasluftës, nuk po e përjeton lehtë.
Momentet më të mira për të janë ato kur Trepça '89 u bë kampionë e Kosovës, vitin e kaluar.
Pavarësisht se do të pensionohet, Idrizi nuk do ta lë ekipin ku luajti gjithë kohës. Aftësitë dhe përvojën e tij do t'ia transmetojë gjeneratave të reja.
Kronikë nga Klan Kosova.