Lajmet e fundit

Sami Khedira tha se do të tërhiqet nga futbolli pas ndeshjes të fundit që Hertha Berlin e zhvillon kundër Hoffenheim të shtunën.
Gjermani e filloi karrierën e tij në Vfb Stuttgart dhe i ndihmoi që të fitonin titullin e kampionit në sezonin 2006-07, para se të transferohet në Real Madrid, ku fitoi LaLiga-n dhe Ligën e Kampionëve, raporton Reuters, njofton KlanKosova.
Pas Madridit karrierën e vazhdoi në skuadrën e Juventusit ku arriti të fitojë pesë tituj radhazi të Serie A që kur u bashkua në 2015.
Pas Torinos karrierën e vazhdoi tek Hertha Berlin ku arriti të zhvillojë vetëm tetë ndeshje që nga janari.
“Pas ndeshjes të së Shtunës është koha të them lamtumirë” tha Khedira në Twitter.
“Jam krenar që pata mundësinë të përjetojë të gjitha këto moment të veçanta me ju. Falënderoj të gjithë tifozët, shokët e skuadrës, trajnerët dhe natyrisht familjen dhe miqtë e mi”.
Fituesi i kupës së Botës luajti 77 ndeshje për Gjermaninë duke shënuar shtatë gola dhe i ndihmoi ta fitonin këtë trofe më 2014 në Brazil.