Lajmet e fundit

Është arrestuar një zyrtar policor në Viti, nën dyshimin se ka penguar disa zyrtarë të KEDS-it gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare në Viti.
Ai po dyshohet për dy vepra penale: “Kanosje” dhe “Pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Kjo është bërë e ditur nga Inspektorati Policor i Kosovës, njofton Klankosova.tv.
“Inspektorati Policor sot në orët e pasdites kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor dyshohet se ka kanosur dhe penguar disa zyrtarë KEDS-it në Viti të cilët kanë qenë në detyrë dhe të asistuar edhe nga njësi policore”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari më vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, ka thënë IPK-ja. /Klankosova.tv