Mbrëmë në Mitrovicë është dhënë premiera e shfaqjes "Pendimi" në kuadër të aktivitetit "16 ditët e aktivizimit të luftimit të dhunës ndaj gruas".
Në kastën e aktorvëve të kësaj shfaqjeje bëjnë pjesë Enesa Sejdija dhe Kastriot Hetemi, autor dhe producent i saj është Mirsad Ferati, kurse regjinë e ka bërë Marigona Bektesh, njofton Klan Kosova.
Kjo e fundit me këtë rast tha se "Pendimi" është mirëpritur shumë nga publiku:
"Nuk është e lehtë të bëhet një shfaqje pa tekst dhe me një ngjarje të dhimbshme, por falë ekipit, ne së bashku ia dolëm të paraqesim në skenë një shfaqje e cila emocionoi publikun", tha Bekteshi.
“Pendimi” sjellë jetën e një çifti të cilët përballen me gjëra të ndryshme. Gruaja si qenie e butë mundohet që këtë lidhje ta sjellë deri në perfeksionizëm, ndërsa në anën tjetër burri tregohet injorant ndaj saj, deri në një moment të caktuar kur gruaja vendos t`i kthehet të kaluarës duke e rikujtuar një dashuri që e kishte lënë dikur.
Kjo shfaqje është prodhim i Mitrix Culture dhe u mbështetë nga UNKT, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.