Pen Qendra e Kosovës ka filluar aktivitetin letrar Ora e Shkrimtarit, i cili ky është edicioni i dytë që janë duke e mbajtur.
Në këtë cikël aktivitetesh do të përkujtohen shtatë shkrimtarë të ndjerë të Kosovës.
Gjatë ditës së sotme do të përkujtohet shkrimtari dhe publicisti Ramiz Kelmendi, ku rreth krijimtarisë së tij do të flasin Ibrahim Kadriu dhe Binak Kelmendi.
Teksa edhe në ditët në vijim do të përkujtohen shkrimtarë të tjerë të ndjerë të Kosovës.
Shkrimtari Rrahman Dedaj do të përkujtohet më 11 nëntor 2021. Do të flasin: Anton Berishaj dhe Adil Olluri.
Musa Ramadani do të përkujtohet më 16 nëntor 2021. Për të do të flasin: Osman Gashi dhe Agron Gashi.
Të gjitha këto aktivitete fillojnë në orën 17:00 dhe mbahen në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, në Prishtinë.
Ky aktivitet ka filluar që nga data 26 tetor dhe do të vazhdojë edhe në ditët më vijim. /Klankosova.tv/.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.