Një pemë 15 metra e lartë ka goditur dy makina që ishin duke kaluar në Vennhauser Allee në Dyseldorf të Gjermanisë.
Pema ra mbi veturën Audi A6, derisa një makinë pas Audisë u godit poashtu.
Shoferi 22 vjeçar që po drejtonte Audinë u dërgua në spital, derisa shoferi tjetër pësoi vetëm tronditje, shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv
Për 22 vjeçarin, raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.
Siç raporton Policia atje, pema u rrëzua për shkak se ishte e kalbur,
Departamentit të zjarrfikësve iu desh të përdorte një vinç për të ngritur pemën nga automjetet. / Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.