Lajmet e fundit

Nancy Pelosi, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, u ka kërkuar protestuesve në kampuset e kolegjeve të protestojnë kundër sjelljes së Hamasit, si dhe sjelljes së Izraelit në luftën e Gazës.
Qindra njerëz janë arrestuar në dhjetëra kampuse në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku protestat dhe kampet janë ngritur në mbështetje të palestinezëve në Gaza, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Pelosi, e cila është një aleate e ngushtë e presidentit amerikan, Joe Biden, i tha BBC-së se kishte "justifikim të plotë" për të folur rreth krizës humanitare në rritje atje dhe ndikimi mbi civilët e bombardimeve të Izraelit ishte pothuajse "i pafalshëm".
Ajo gjithashtu ka kritikuar veprimet e qeverisë izraelite duke argumentuar se ajo ka të drejtë për vetëmbrojtje dhe nuk është fanse e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Megjithatë, ajo tha se donte që demonstruesit të reflektonin mbi taktikat e tyre dhe gjithashtu të dënonin veprimet e Hamasit më 7 tetor.