Lajmet e fundit

Ndonëse Sevilla po lufton ende për një pozitë që çon në Evropë, pas dy fitoreve nën udhëheqjen e Joaquin Caparros, klubi po vazhdon që t’i shqyrtojë opsionet se kush do të bëhet trajner i ardhshëm i kësaj skuadre.
Sevilla po ashtu pritet ta sjellë në pozitën e drejtorit sportiv, Antonio Cordon, i cili pritet ta zëvendësojë Oscar Arias që u largua pak javë më parë.
Përmes Cordonit, i cili e njeh mirë menaxherin argjentinas që nga koha e tij në Villareal, klubi andaluzian shpreson që të nënshkruajë me të.
Përflitet se një klub anglez është në bisedime të avancuara me ish-trajnerin e Real Madridit, ndonëse Pellegrini do të ishte i gatshëm që t’i linte ata për Sevillën.