Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester City-it, Manuel Pellegrini nuk ka aspak një marrëdhënie të mirë me Jose Mourinhon.
Duke folur për të përditshmen kiliane “El Mercurio”, në vendin e tij Pellegrini e ka akuzuar Mourinhon se është një egoist që mendon vetëm për të marrë meritat e suksesit të ekipeve të tij.
“Kur fiton, Mourinho kërkon t’i njihen meritat për gjithçka. Unë nuk e bëj kurrë këtë”.
61-vjeçari ka përgënjeshtruar zërat që thonë se ai me Mourinhon janë armiq.
“Nuk kam asnjë problem meMourinhon. Ai nuk është armik, thjesht unë jam ndryshe nga ai në çdo aspekt. Nuk kam asnjë interes ta analizoj atë si njeri”, ka përfunduar Pellegrini.