Lajmet e fundit
Trajneri i Bayern Munich do të marrë drejtimin e skuadrës nga kiliani në fund të edicionit, por ky i fundit e ka paralajmëruar për vështirësitë e punës.

Manuel Pellegrini ka paralajmëruar pasardhësin e tij Pep Guardiola se e pret punë e vështirë.
Guardiola do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij edicioni për të marrë drejtimin e Manchester City.
Pellegrini që me Citizens ka fituar disa trofe ka thënë se në Angli është shumë e vështirë të arrish suksese.
“Natyrisht që do të jetë sfidë e re për të, pasi nuk ka punuar në Premierligë”.
“Nuk po flas vetëm për të, pasi të gjithëve iu ndodh kështu”.
“Por jam i sigurt që duke qenë se ka punuar në liga të forta, ai do të jetë i gatshëm për këto sfida”.