Lajmet e fundit
Pronari i Bluve raportohet të ketë zgjedhur teknikun e Citizens për trajner të skuadrës në fund të këtij edicioni.

Roman Abramovich e ka zgjedhur Manuel Pellegrinin për postin e menaxherit të skuadrës.
Pas shkarkimit të Jose Mourinhos si rrjedhojë e rezultateve të dobëta, shef i stolit u bë holandezi Guus Hiddink.
Por ai do ta drejtojë skuadrën vetëm deri në fund të këtij edicioni dhe spekulimet për njeriun që do të jetë pasues i vërtetë i portugezit.
Shumë emra janë përfolur, i fundit nga ta është ai i Manuel Pellegrinit, tani shef i stolit të Manchester Cityt.
Raportimet për këtë kalim janë shtuar sidomos kur dihet që Pep Guardiola pritet që ta marr drejtimin e skuadrës nga Etihad Stadium në edicionin e ri.