Lajmet e fundit
Kiliani ka mohuar mundësinë që mbrojtësi të mungojë në pjesën e mbetur të kampionatit.

Manuel Pellegrini ka thënë se Vincent Kompany do të mungojë të paktën një muaj, pas lëndimit të marrë, por që do të kthehet në fund të sezonit.
Mbrojtësi belg mori një lëndim në përballjen ndaj Dynamo Kyiv të martën, duke frikësuar stafin e skuadrës se mund të mos jetë i gatshëm deir në fund të sezonit.
Por shefi i City ka thënë se Kompany do të kthehet pas rreth një muaji.
“Kam biseduar me doktorin dhe e kam kuptuar që lëndimi është më i lehtë nga ç’pritej”.
“Do ta shohim si do të përmirësohet, por besoj që pas një muaji do të kthehet”.
“Lëndimi është i atillë që e lejon të luajë prapë këtë edicion”.