Lajmet e fundit
Trajneri i Manchester City, Manuelle Pellegrini ka thënë se ata lojtar të cilët kanë qenë pjesëmarrës në Copa Americka meritojnë pak pushim.

Aguero, Zabaleta, Demichelis dhe Fernandinho janë ata të cilët u paraqitën për Argjentinën, respektivisht Brazilin në këtë garë.
Pellegrini nuk do të mund të llogaris në të në ndeshjen e parë sezonale që City e luan kundër West Brom.
“Në futboll është e rëndësishme që të punosh shumë, por edhe pushimi e ka rendësin e njëjtë”
“Për ata nga Amerika e Jugut do të jetë më e vështirë pasi ata kanë luajtur deri në fund të garës, ata nuk do të mund të kenë 30 ditë pushim, por që në ndeshjen e parë nuk do të inkuadrohen” ka thënë Pellegrini, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.