Lajmet e fundit
Mysfairët dështuan ta mposhtin skuadrën e Claudio Ranierit në King Poëer Stadium, por menaxheri beson se skuadra duhet të kishte dalë fituese.

Manuel Pellegrini beson se Manchester City e meriton fitoren dhe jo barazimin me Leicester Cityn.
Dy skuadrat lidere të Premierligës u ndan pa gola të martën mbrëma, me vizitorët që krijuan më shumë raste në King Poëer Stadium.
Dhe Pellegrini, skuadra e të cilit ka tre pikë më pak se ajo lidere, beson se me lojën e treguar e merituan fitoren.
“Patëm më shumë topin në posedim, më shumë raste, mundësi, por ishte ndeshje e vështirë”.
“Ne nuk udhëtuam për të barazuar. Nuk i lejuam që të krijojnë raste dhe sulmuam për të marrë tre pikët”.
“Kjo është periudhë shumë e rëndësishme dhe mendoj se në fund të janarit do ta dimë me siguri pozitën tonë”.