Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester City, Manuelle Pellegrini është duke përgatitur një ofertë drejt Real Madrid, për futbollistin Isco.
Isco ka qenë i lidhur me një kalim në Itali te Juventus, por që drejtori sportiv i kësaj skuadre ka mohuar diçka të tillë, bile është shprehur ashpër kur ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë.
Ai pavarësisht se po ka paraqitje të mira në ndeshjet parapërgatitore, raportohet se do të mbetet në bankën rezervë.
Kështu që Pellegrini ka thënë se e pëlqen lojën e tij dhe se dëshiron që sezonin e ri, ta ketë në skuadër, transmeton Klan Kosova.