Lajmet e fundit
Manuel Pellegrini pret që Kevin De Bruyne të shkëlqejë dhe kështu askush të mos e kujtojë çmimin që u pagua për të.

Çmimi i lartë i transferimit të Kevin De Bruyne do të harrohet në fund të sezonit, thotë menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini.
Belgu kaloi tek Citizens për 83,3 milionë euro nga Wolfsburg, pas një sezoni të shkëlqyer në Bundesliga.
Pellegrini beson se askund nuk do ta kujtojë çmimin që u pagua për të kur ai të fillojë të tregojë kualitetet e tij.
“Ndoshta tani të gjithë flasin për çmimin, por kjo është pjesë e ftubollit”.
“Kur nënshkrova me Raheem Sterlingun, të gjithë thanë kështu, por pas dy ndeshjeve ai tregoi vlerën e tij".
"Jam i sigurtë se në fund të sezonit askush nuk do ta kujtojë sa kushtoi Kevin De Bruyne”.