Lajmet e fundit

Në xhiron e gjashtë në Preimer League, ka ardhur edhe humbja e parë për Manchester Cityn në edicionin e ri të garave në Preimer League.
Citiznes u mposhtën në shtëpi nga West Ham United me rezultatin 1:2.
Por pas kësaj trajneri, Pellegrini ka thënë se lojtarët e tij duhej që të koncentroheshin më shumë që të mos ta humbnin ndeshjen.
“Në dy ndeshjet e fundit nuk kemi qenë aq të koncentruar, gjë të cilën nuk e kemi pasur në ndeshjet tjera”.
Por para vetes i kemi edhe 96 pikë për të cilat duhet luftuar dhe për këtë duhet të përmirësohemi”, ka thënë Pellegrini, transmeton Klan Kosova.