Lajmet e fundit
Sulmuesi është një nga 23 lojtarët në garë për Topin e Artë dhe menaxheri i tij është i habitur se si ai nuk renditet ndër më të mirët vazhdimisht.

Sergio Aguero duhej të kishte mundësinë për të fituar Topin e Artë, për paraqitjet e tij me Mancheser Cityn, mendon Manuel Pellegrini.
Argjentiasi është në listën e 23 futbollistëve që garojnë për çmimin e madh, bashkë me Yaya Toure dhe Kevin De Bruyne.
Megjithëse për kundërshtarë i ka Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, Pellegrini beson se Aguero po injorohet sepse e meriton çmimin.
“Nuk jam i befasuar me nominimin e tij”.
“Është e çuditshme se si ai nuk ka marrë asnjë çmim deri tani”.
“E dimë që konkurrenca është e madhe, por ai është lojtar i madh”.