Lajmet e fundit

Manuel Pellegrini është afër që të caktohet trajner i ri i Real Betisit, sipas raportimeve nga La Tercera.
66 vjeçi në ditët në vijim do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçe me klubin andaluzian me opsionin e zgjatjes edhe për një vit tjetër.
Trajneri kilian është i papunë që kur u shkarkua nga West Ham United në dhjetor, ndërkaq ai në Spanjë ka edhe përvoja të mëhershme pasi që ka qenë në krye të Villarealit, Real Madridit dhe Malagës.