Lajmet e fundit
Sulmuesi i Southampton ishte kërkuar nga Chelsea pas paraqitjeve të mira në Euro 2016, por ka vendosur të transferohet në Azi.

Graziano Pelle pritet të transferohet tek skuadra kineze Shandong Luneng për 13 milionë funte.
Italiani ka impresionuar me paraqitjet për Italinë në Euro 2016, gjë që ka ngjallur interesimin e Chelsea.
Pelle tani pritet të bëhet lojtari më i ri i Superligës kineze, megjithëse është raportuar për një gjë të tillë që nga janari.