New Orleans Pelicans e ka barazuar në 2:2 rezultatin e serisë ndaj liderit të NBA-së, Phoenix Suns.
Brandon Ingram edhe njëherë u tregua kyç duke realizuar më së shumti pikë në ndeshje, gjithsej 30.
Lojë të hatashme te vendësit pati edhe Jonas Valanciunas që realizoi dyshifror të dyfishtë prej 26 pikësh e 15 kërcimesh.
Ndërkaq, DeAndre Ayton ishte pikëshënuesi më i mirë te mysafirët me 23 pikë, teksa mungonte Devin Bookeri nga lëndimi, dhe Chris Paul pati një natë të tmerrshme ku shënoi vetëm katër pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=47mXJH1rwp4
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.