Lajmet e fundit

Legjenda e futbollit, Pele, ka uruar bashkëkombësin e tij, Rodrygon, për fitoren e mbrëmshme bashkë me Real Madridin, duke thënë se e dinte se do të vinte dita për ta uruar.
Gjithmonë e kam ditur se dita për të të uruar ty do të vijë, shoku im. Nuk ka rrugë tjetër për ata që punojnë shumë dhe e duan atë që e bëjnë. Ti je energjik, dhe ende do të na sjellësh shumë kënaqësi, Rodrygo. Urime Real Madrid. Mezi pres të shoh finale”, ka shkruar Pele, transmeton Klankosova.tv.
Rodrygo mbrëmë ishte hero për Real Madridin, pasi shënoi dy gola të njëpasnjëshëm në minutat 90 dhe 91, duke bërë që ekipi i tij dhe Manchester City të shkojnë në vazhdime, ku më pas Benzema vulosi fitoren.