Lajmet e fundit

Pekini ka kaluar për herë të parë Nju Jorkun si qyteti me numrin më të madh të miliarderëve, thuhet në një raport të ri të firmës Hurun, firmë kjo me bazë në Kinë.
Një total prej 100 miliarderëve tani jetojnë në kryeqytetin kinez, krahasuar me 95 në Nju Jork, thuhet në raport.
Ndërkaq, Shanghai, qendra komerciale e Kinës, ndodhet në vendin e pestë.
Sipas të gjeturave të raportit, Pekini ka mirëpritur 32 miliarderë të rinj që nga viti i kaluar, raportojnë mediat botërore, përcjellë Klan Kosova.
Në përgjithësi, Kina ka kaluar SHBA-në si vendi me numrin më të madh të miliarderëve.
Megjithatë, lista e 10 top më të pasurve është ende e dominuar nga amerikanët.