Lajmet e fundit

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Gjergj Fishta” ka ndodhur një përleshje mes disa personave ku një i mitur është therur me thikë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës teksa dy të dyshuarit njëri nga ta i mitur janë larguar nga vendi i ngjarjes, njofton Klankosova.tv.
Sipas një kumtese të policisë bëhet e ditur se dy të dyshuari janë arrestuar.
“ Pas një pune intensive të hetuesve të Stacionit Policor në Pejë janë arrestuar të dyshuarit. Pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës dhe prindit, i dyshuari i parë me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48-orë, ndërsa i dyshuari i dytë ( i mitur) është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.