Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga tre persona, gjatë regjistrimit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Pejë, të shtunën, njofton policia, raporton Klankosova.tv.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.
Rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar”.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.