Të dielën e 19 qershorit ka ndodhur një zënkë në një market në Pejë, ku njëri nga të përfshirët ka përdorur armën.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, i njëjti është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Rr. Papa Klementi, Pejë 19.06.2022 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka përdorur pistoletën për të kërcënuar viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesëmbëdhjetë (15) copë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.