Lajmet e fundit

Një grua ka raportuar në polici se në Pejë më 17 dhjetor ishte tentuar të dhunohej nga një person.
Në raportin e policisë thuhet se viktima ka deklaruar se i dyshuari duke e vënë në lajthim dhe duke përdorur forcë ka kryer veprën e lartcekur të tentim dhunimit.
I dyshuari është intervistuar dhe ka mohuar pretendimet e viktimës. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante, transmeton Klankosova.tv.