Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një rast në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Një person e ka vërejtur se atij po i mungonte arma zyrtare.
Me këtë rast, menjëherë ai e ka njoftuar policinë, të cilët i kanë nisur hetimet për këtë rast.
Klankosova.tv merr vesh se i dëmtuari në këtë rast, zyrtar i Shërbimit Korrektues i Kosovës ka thënë se dyshimet i ka tek djali i tij, i cili kishte dalur nga shtëpia pa ndonjë paralajmërim.
Po ashtu i njëjti ia kishte vjedhur babait të tij edhe veturën.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe policia përmes zëdhënësit rajonal Driton Rugova.
Rasti po cilësohet si "Vjedhje e rëndë".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.