Lajmet e fundit

Policia sot gjatë ditës e ka realizuar një operacion policor në bashkëpunim me shtetin e Gjermanisë dhe Shqipërisë.
Në Pejë janë bastisur dy lokacione, banesë dhe shtëpi banimi të personit të dyshuarit P.D.
Ai dyshohet për vepren penale "‘trafikim me narkotikë" në nivel ndërkombëtar.
"Personit të dyshuar (P. D.), i cili me datën 22/11/2023 ishte arrestuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë si i dyshuar për vepra penale të trafikimit me narkotikë në nivel ndërkombëtar", thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv
Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale të potencuar, ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë