Lajmet e fundit

Policia në Pejë ka arritur të identifikoj dhe arrestoj tre persona të dyshuar për trafikim të armëve.
Gjatë kontrollimit, tek këta tre të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, katër revole, një predhë trumblloni, 200 fishekë të kalibrave të ndryshme si dhe dokumente relevante për rastin.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa policia vazhdon me hetimet. /Klankosova.tv/