Një burrë është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se përpos që ka sulmuar e kërcënuar verbalisht një persona, i dyshuari ka vepruar njëjtë edhe me një zyrtar policor.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur të dielën në mesditë në rrugën “Mbretëresha Teutë”, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar po ashtu kishte ofenduar dhe kërcënuar verbalisht viktimën si edhe një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.