Është arrestuar një burrë në Pejë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
Si pasojë e dhunës së ushtruar, viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari, siç bën të ditur policia, është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.