Qytetari F.S. e ka dorëzuar një kuletë në stacionin e Policisë së Kosovës në Pejë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se qytetari kuletën e kishte gjetur në rrugën “Vllazёria Tabaku” në Pejë.
Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale: 335 euro e 25 cent, 20 dollarë amerikanë, kartela bankare dhe dokumente personale.
"Të gjitha gjërat e lartë cekura i janë kthyer qytetares (viktimës). Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare", thuhet në njoftimin e PK-së. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.