Ka përfunduar edhe peroida e tretë e çerekfinales së parë të Play-offit në mes Yllit dhe Pejës.
Peja po udhëheq ndaj Yllit edhe pas çerekut të tretë me rezultat 60:63, ndonëse 10-minutëshin e parafundit e fituan vendasit me rezultat 19:15.
Ndeshja që po luhet në “13 Qershori” në Suharekë, para fundit të pjesës së parë u ndërpre për shkak të fyerjeve në kor, e cila më pas eskaloi edhe në dhunë fizike.
Duelin mes Yllit dhe Pejës mund ta ndiqni direkt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion,
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.