Peja është finalistja e parë e Unike për këtë edicion, pas një fitoreje bindëse në ndeshjen gjysmëfinale kundër Vëllaznimit me rezultat 82:67.
Klubi pejan, tregoi dominim gjatë gjithë ndeshjes, duke mos i lënë hapësirë rivalëve nga Gjakova dhe duke prerë biletën për në finalen e madhe që do të zhvillohet në Tiranë.
Me këtë fitore, "verdhezinjtë" konfirmojnë formën e tyre të lartë dhe synimin e qartë për ta sjellë trofeun në qytetin e Pejës.
Përballja finale do të luhet nesër, më 26 mars, nga ora 18:00.
Kundërshtari i "Shqiponjave", do të përcaktohet sonte pas përballjes mes Besëlidhjes së Lezhës dhe Golden Eagle Yllit, ndeshje kjo që nis në orën 19:00.
Klubi pejan u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar për t'i mbështetur në këtë betejë të fundit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.