Në Rugovë të Pejës është duke u mbajtur edicioni i shtatë i “Peja poetike - 2017”.
Për këtë edicion janë mbledhur rreth 50 poet dhe poetesha nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët kanë promovuar 2 vepra të botuara nga shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klimenti -Albani XI”, nga Suedia.
Ndërsa rreth 30 poetë janë paraqitur për të prezantuar poezitë e tyre në orën e madhe letrare “Shkëlzen Zhubi”, 3 më të mirët do të shpërblehen me mirënjohje nga juria.
Kjo ngjarje është organizuar nga Shoqata e shkrimtarëve të Pejës, në bashkëorganizim me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klimenti -Albani XI”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.