Ponte Prizreni ia shkakton humbjen e parë Pejës.
Ponte Prizreni ka triumfuar në ndeshjen e parë të Ligës Unike për këtë edicion.
Prizrenasit mposhtën kampionen e Ligës Unike, Pejën me rezultat 75:81 (21:15, 15:27, 19:21, 20:18).
Ky takim ishte i vlefshëm edhe për Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, ku pejanët pësuan humbjen e parë në këtë edicion dhe kanë tetë fitore e një humbje, ndërsa prizrenasit kanë katër fitore e katër humbje.
Te Peja u dallua Jalen Tate me 13 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te Ponte Prizreni më i miri ishte Dachon Burke me 33 pikë e tetë kërcime.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.