"Devolli Corporation" nga sot do të sponsorizojë klubin e basketbollit Pejën, që në edicionin e shkuar u shpall kampion.
Peja theksoi se me këtë rast po bashkohen kampionat, teksa shtoi se do të punojnë bashkë për përforcimin e klubit në piedestalin e basketbollit kosovar.
“Po bashkohen kampionat! KB Peja dëshiron t’ju njoftojë se është arritur marrëveshja e madhe e sponzorizimit me gjigantët, Devolli Corporation”, thuhet në njoftim.
“Së bashku, do të punojmë për arritjen e objektivave dhe përforcimin e KB Pejës në piedestalin e basketbollit kosovar”.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.